Modelja dhe blogerja shqiptare Kejvina Kthella, ish banore e Big Brother VIP Albania, ka bërë një veprim të papritur pasi Kiara i hapi një profil të ri në Instagram Luizit.
Ajo ka shpërndarë profilin e tij në faqen e saj, duke ju bërë thirrje ndjekësve që ta mbështesin. “Follow mistrecit dhe unfollow mua”, shkruan me humor Kejvina në story.
Kejvina pati debate shumë të ashpra gjatë kohës që ishte në Big Brother me këngëtarin shkodran. Debate këto që më vonë ajo i shndërroi në personale dhe e gjuajti atë me shuplakë. Kjo sjellje çoi me përjashtimin e saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Pas daljes nga shtëpia Kejvina pa se kishte humbur më shumë së 150 mijë ndjekës nga Instagrami. Gjithsesi ajo e kuptoi gabimin e bërë dhe shpesh ka shprehur mbështetjen për Luizin.
