Arbana dhe Luizi lënë pas hatërmbetjet, zbulohet se çfarë po ndodh mes tyre

14 April 2024, 16:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbana dhe Luizi lënë pas hatërmbetjet, zbulohet se
Luizi dhe Arbana

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e Arbana Osmanit me Luiz Ejllin ishte krisur.

Por duket se tashmë Arbana dhe Luizi i kanë lënë pas hatërmbetjet e të kaluarës, duke krijuar edhe një herë një urë komunikimi mes tyre.

Ka qenë Arbana ajo që ka postuar në InstaStory një foto nga pushimet në Bogë me Klajdi Haruanin dhe bashkëshortin e saj, ndërsa krahas saj tregon se e ka shijuar shumë këngën e Luizit, duke i bërë tag këtij të fundit.

“Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte”- shkruan moderatorja krahas videos duke kënduar.

Arbana dhe Luizi lënë pas hatërmbetjet, zbulohet se

Menjëherë këtë foto të Arbanës e ka ripostuar edhe Luizi, duke treguar kështu që dyshja tashmë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se çdo gjë nisi kur Luizi dhe moderatorja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa aludimet për krisjen e marrëdhënies së tyre ishin të shumta, megjithëse shkaku nuk u zbulua asnjëherë.


Video