Apple sanksionon rusët, hiqen një sërë shërbimesh nga telefonat

1 March 2022, 22:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Apple sanksionon rusët, hiqen një sërë shërbimesh nga

Apple njoftoi se për shkak të sanksioneve amerikane do të heqë ose kufizojë një sërë shërbimesh që ofron për klientët e vet në Rusi.

Shërbimi i parë që u çaktivizua ishte ai i trafikut në kohë reale në Apple Maps, ndërsa kanë nisur kufizimet masive në shërbimin e pagesave online, Apple Pay, që përdoret në mënyrë të zgjeruar nga rusët.

Kompania tha gjithashtu se ka pezulluar dërgimin e pajisjeve të reja në Rusi dhe vendimin e ka arsyetuar me pasigurinë që ka ky treg aktualisht.

Ndërkohë, aplikacionet e mediave ruse, Russia Today dhe Sputnik u hoqën nga AppStore, ndërsa bankat e vendit kanë paralajmëruar qytetarët se një sërë shërbimesh që ata kryenin përmes aplikacioneve të tyre në internet do të mbyllen.

 


Video