Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Diola dhe Xhoni, në daljen e tyre të parë bashkë jashtë shtëpisë së BBV.
Ata deklaruan se nuk kanë mundur të takohen fare gjatë kësaj jave, por vlerësojnë miqësinë e krijuar brenda shtëpisë së BBV dhe kanë planifikuar një fluturim bashkë.
Teksa flisnin për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së BBV, në led u shfaq momenti kur Alketi vuri duart në kokë gjatë transmetimit të kërcimit të tyre dhe si Diola dhe Xhoni ia plasën të qeshurës.
“Ky është një moment epik”, tha Xhonatani, ndërsa Diola pranoi se kjo ishte gjëja e parë që prindërit i kishin përmendur sapo i kishte takuar.