Luizi bën thirrjen prekëse për publikun: Mos ma merrni Kiarën, ju premtoj se do jetë spektakli më i bukur që keni parë

21 February 2023, 19:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi bën thirrjen prekëse për publikun: Mos ma merrni
Luizi dhe Kiara

Situata brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pritet të ndryshojë këtë javë pasi në nominim janë Luizi, Kiara dhe Bledi. Këta emra nuk janë në nominim nga të gjithë banorët, por vetëm nga Olta pasi kishte avantazh.

Sot, ndërsa banorët janë angazhuar të realizojnë komedinë ‘Pallati 176″ Luizi ka nisur të flasë nëpër shtëpi:

“Dua Kiarën. Nuk ma merr njeri Kiarën. Mos ma merrni Kiarën. Ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur që keni parë ndonjëherë”.

Ndërkohë ai afrohet dhe puth Kiarën.

 

 


Video