Alis ndez skenën e Eurovisionit në Vjenë dhe çon Shqipërinë në finale (VIDEO)

14 Maj 2026, 23:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Alis ka dhuruar një performancë të shkëlqyer në skenën e Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Me një interpretim plot emocion, siguri dhe energji, artisti arriti të krijojë një nga momentet më të bukura të mbrëmjes.

Kënga u shoqërua me një performancë moderne skenike, efekte vizuale mbresëlënëse dhe një interpretim vokal të vlerësuar nga fansat e festivalit, duke i siguruar Shqipërisë biletën për natën finale të së shtunës.

Duartrokitjet e gjata në fund të performancës treguan entuziazmin e publikut për paraqitjen e tij.

Mediat ndërkombëtare të festivalit e kanë përfshirë Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)


Video