“Alehandro Group” sjell Amerikën në Shqipëri/ Një mbrëmje dedikuar verës dhe artit amerikan

6 Dhjetor 2024, 17:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Alehandro Group” sjell Amerikën në Shqipëri/ Një mbrëmje dedikuar verës dhe artit amerikan

Alehandro Group, kompania elitare e verërave dhe pijeve alkoolike, organizoi një event të veçantë për prezantimin e verërave të njohura amerikane të kantinës Robert Mondavi, një ikonë e prodhimit të verës nga Kalifornia. Kjo mbrëmje e veçantë mblodhi miq dhe të ftuar të nderuar nga e gjithë bota, duke përfshirë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, e cila vlerësoi përkushtimin dhe vizionin e Alehandro Group.

Në bashkëpunim me piktorin e njohur Artan Shabani, mbrëmja ndërthurte elegancën e artit dhe shijen e verës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese. Ky event ishte jo vetëm një udhëtim në botën e verës amerikane, por edhe një festë e miqësisë dhe ndarjes së vlerave kulturore.

Eriola Braha, drejtuesja e Alehandro Group, e njohur së fundmi nga revista prestigjioze Forbes dhe New York Magazine si ambasadore e ekselencës së verërave në botë, përsëri surprizoi me përkushtimin dhe vizionin e saj për të sjellë në Shqipëri eksperienca të jashtëzakonshme në botën e verës dhe artit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alehandro Wine Official (@alehandro_wine_official)

Tema e kësaj mbrëmjeje speciale ishte “Shkëmbimi dhe ndarja e kohës me miq të dashur, përmes verës dhe artit amerikan”, një mesazh që u përcoll me shumë dashuri dhe elegancë. Verërat e prezantuara nga kantina Robert Mondavi ishin protagonistet e kësaj ngjarjeje, duke sjellë aromën dhe shijen unike të Kalifornisë në zemër të Shqipërisë.

Alehandro Group, edhe një herë, konfirmoi rolin e saj si një urë lidhëse mes kulturave dhe ekselencës ndërkombëtare, duke premtuar që kjo traditë do të vazhdojë me të tjera surpriza të nivelit më të lartë.

Video