A ia rriti Olta ta ‘manipulojë’? Ja në cilin prej dy grupeve brenda deklarohet Efi: Ti duhet të jesh budalla nëse mendon...

27 January 2023, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ia rriti Olta ta ‘manipulojë’? Ja në cilin prej dy
Efi

Pas një darke pajtimi të organizuar nga produksioni, u duk sikur marrëdhënia e Efit me Olta Gixharin u sheshua. Dy vajzat u futën brenda dhomës me inate me njëra-tjetrën, ndërsa dolën të dyja të buzëqeshura e shumë të dashura.

Pasi i shprehën në sy gjithçka që nuk pëlqenin nga njëra-tjetra, nisën të shprehin edhe cilësitë e mira të personit përballë. Shkëmbyen këshilla e buzëqeshje dhe u duk sikur Efi u kthye në “anën” e Oltës.

Për këtë u duk paksa i bezdisur Luizi, që e shprehu këtë “shqetësim” me Kiarën. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar teksa bisedonin në dhomën e gjumit Efi ia bëri të qartë Luizit se Olta nuk mund ta manipulojë dot. Madje, ajo u shpreh me humor se është #TeamLui.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”.

Kohët e fundit, Efi dhe Kiara kanë shfaqur afrimitet të madh me njëra-tjetrën dhe janë bërë shoqe në shtëpi, ndërsa Luizi, normale, gjendet gjithmonë pranë tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

 


Video