Habit mikesha e ngushtë e Kiarës: Shpresoj që puthja e saj me Luizin të mos ndodhë kurrë

27 January 2023, 11:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Habit mikesha e ngushtë e Kiarës: Shpresoj që puthja e saj me
Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani

Mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka tërhequr vëmendjen e fansave të Luizit, por jo vetëm, me daljen e saj të fundit në emisionin “E diell”.

Teksa vëmendja e të gjithëve është e përqendruar tek çifti Kiara-Luiz, ajo s’mund t’i shpëtonte dot pyetjeve për shoqen e saj.

Moderatorja Nevina Shtylla e ka ngacmuar paska Liesën lidhur me lojën e Kiarës në shtëpi dhe faktin që po e shohim në një raport “intim”.

Për habinë e të gjithëve, Liesa është shprehur se shpreson që mes Kiarës dhe Luizit të mos ketë një puthje. Kjo i ka ngritur dyshime fansave të çiftit se duke qenë se shoqja e ngushtë e njeh më mirë, Kiara të mos ketë një pëlqim të vërtetë për Luizin.

“Më duket pak e tërhequr, por besoj është për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh akoma shoqëror. Shpresoj të mos ketë puthje. E duam Luizin si mik të Kiarës, duke qenë se bashkë janë aleatë shumë të mirë në lojë”

Megjithatë, biseda u mbyll me humor duke thënë se për ta bërë të dashur Luizin, ishte vetëm në dorën e Kiarës.

Kjo e fundit vazhdon të jetë e stepur, megjithëse Luizi i ka kërkuar vazhdimisht puthjen e famshme.


Video