A do rikthehet Egla në BBV? Olta Gixhari: Gënjeshtër e 1 Prillit. Por nëse kthehet, uroj ta fitojë

1 April 2024, 21:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do rikthehet Egla në BBV? Olta Gixhari: Gënjeshtër e 1 Prillit.
Olta dhe Egla

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Ndër të tjera, Olta dha një mesazh për të gjithë ndjekësit e “BBV3”

“Dua të jap një mesazh, më vjen keq që jemi shoqëri agresive. Ne që jemi jashtë, që jemi afër familjarëve të tanë, nuk duhet të tregohemi kaq agresivë. Shoh komente për banorë të ndryshëm dhe çuditem”.

Por si mendon Olta që do të jetë rrugëtimi i Eglës në “BBV3”?! A do rikthehet ish-banorja sipas saj?

“Duke qenë se është 1 Prilli, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e 1 Prillit. Por nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë”.

 

 


Video