A do ‘gjobitet’ Elvana Gjata? Shkel rregullat e qarkullimit për shkak të... fanses (VIDEO)

20 July 2022, 21:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do ‘gjobitet’ Elvana Gjata? Shkel rregullat e qarkullimit për
Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata është hasur në një moment të këndshëm, teksa po ecte me makinë në rrugë.

Artistja ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj “Loti” me volum të lartë. Elvana e ka parakaluar dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë te xhami i makinës.

Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana.

Kemi parë raste të shumta kur videot e publikuara në TikTok kanë bërë që Policia të ndërhyjë kur është patur nevojë për ndërhyrje. Nuk dihet nëse do ndërhyjë edhe në këtë rast.


Video