Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja Enca Haxhia duket se nuk po i ndahet kësaj vere ishullit të VIP-ave, Mykonos në Greqi. Ajo i ka përshëndetur sërish fansat me një foto provokuese.
E veshur me bikini të kaltra, Enca thekson në veçanti gjoksin e saj atraktiv me dekoltenë e hapur të bikineve.
“Shijuese profesionale e jetës (vendoseni këtë në listën e profesioneve të mia në wikipedia”, shkroi këngëtarja krahas fotos duke e shoqëruar me një emoji delfin dhe një sirenë.
Kujtojmë se Enca është bërë rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe komentohet shpesh në rrjet për jetën e saj në Dubai.