Eros Grezda nuk fshihet më, poston foton e ëmbël me të dashurën e re simpatike

12 October 2022, 19:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eros Grezda nuk fshihet më, poston foton e ëmbël me të
Ajsel Abazi dhe Eros Grezda

Futbollisti i kombëtares shqiptare Eros Grezda duket se ka gjetur sërish dashurinë, pas "aventurës" me modelen Oriola Marashi.

Prej disa muajsh, Grezda ka nisur një romancë me modelen bukuroshe, Ajsel Abazi. Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes tyre, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Edhe ditën e sotme, çifti ka publikuar një foto ku shfaqen në ashensor.

Të dy të vehsur me të zeza, çifti tashmë nuk e fsheh më këtë histori të bukur dashurie. Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.



Video