Video/ I vihet flaka Ministrisë së Arsimit!

14 October 2026, 14:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ I vihet flaka Ministrisë së Arsimit!
Ministria e Arsimit

Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumtë në numër se një ditë më parë.

Pasi bënë barrikadë me kangjellat, studentët iu vunë zjarrin edhe koshave të mbeturinave dhe reklamave në rrugë. Protestuesit hodhën sende të forta dhe gurë në drejtim të policisë.

Ndërkohë, në minutat e fundit një tym i zi është parë të dalë nga Ministria e Arsimit, teksa nuk dihet nëse është zjarr apo flakadan tymues.

Disa studentë kaluan murin dhe depërtuan brenda rrethimit, teksa u panë edhe flakë në një nga dritaret e katit të dytë. 

Momentalisht policia po përdor gazin lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur për të shuar flakët.


Video