Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, të Gjelbrit zgjedhin Robert Habeck si kandidat për kancelar

17 November 2024, 18:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, të Gjelbrit zgjedhin Robert
Robert Hambeck

Ministri i Ekonomisë Robert Hambeck është emëruar kandidat për kancelar nga të Gjelbrit për zgjedhjet gjermane të 23 shkurtit.

Në votimin e mbajtur në kongresin e partisë në Uiesbaden, z. Habeck mori një përqindje prej 96.48%të votave.

Kujtojmë  se të shtunën, më 16 nëntor, Francisca Bratner dhe Felix Banasczak u zgjodhën si dyshja e re drejtuese e të Gjelbërve.

45-vjeçarja Franziska Brattner, zëvendësministre e ekonomisë në qeverinë aktuale dhe e besuara e ministrit Robert Hamboek, vjen nga krahu i “realistëve” (Realos) dhe ka marrë 78.15% të votave, ndërsa Felix Banaszczak, një deputet federal nga viti 2021, që i përket krahut të majtë mori 92.88% të votave.

Udhëheqësit e mëparshëm, Ricardo Lang dhe Omid Nuripour, dhanë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të të Gjelbërve në shtetet lindore shtatorin e kaluar.


Video