Zelensky “shkon” në Eurovision: Votoni Ukrainën

14 May 2022, 22:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky “shkon” në Eurovision: Votoni Ukrainën
Zelensky dhe përfaqësues të Ukrainës Eurovision

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të Eurovision-it, e cila po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.

Nëpërmjet një video në Telegram  Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë  gjuhën sonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush “, tha Zelensky.

“Stefania” është një odë për dashurinë e nënës nga grupi folk-rap Kalush Orchestra, i quajtur Stefania.

Anëtarët e Orkestrës Kalush kanë thënë se duan të “ngrejnë shpirtrat” me këngën e tyre, veçanërisht pasi anëtarët e grupit, duke përfshirë balerinin Vlad Kurochka dolën vullnetarë për të qëndruar në Ukrainë dhe për të luftuar.

Më poshtë mund të ndiqni Live finalen e madhe të Eurovision 2022


Video