Zelensky refuzon negociatat me Rusinë në Bjellorusi, kërkon Turqinë ose Poloninë

27 February 2022, 09:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky refuzon negociatat me Rusinë në Bjellorusi, kërkon

Kremlini bëri me dije sot se një delegacion rus ka mbërritur në Gomel të Bjellorusisë për të zhvilluar bisedime me Ukrainën për luftën që po zhvillohet.

Pjesë e këtij delegacioni, sipas Peskov, janë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Mbrojtjes dhe agjencive të tjera, si dhe administratës presidenciale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën për bisedime me Rusinë në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai e la të hapur derën për negociata në çdo vend tjetër.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk. Qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar këto vende rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu, në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, është shprehu Zelensky.

 


Video