Zbulohet "e-maili" i Blinken për stafin e Departamentit të Shtetit pas fitores së Trump: Një shtyllë thelbësore e demokracisë është…

9 Nëntor 2024, 16:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Zbulohet e-maili i Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken për stafin e DASH pas fitores së republikanit Donald Trump.

Blinken, ka këshilluar stafin e tij përmes një e-mail për kryerjen e një tranzicioni presidencial “të qetë, efikas dhe profesional”, shkruan Bloomberg.

Blinken tha se një proces i tillë është një “element thelbësor i çdo demokracie” dhe “jetik” për sigurinë kombëtare, në një e-mail të parë nga Bloomberg. Duke theksuar se ai ka luajtur një rol në çdo tranzicion presidencial gjatë tre dekadave të fundit, ai shtoi: “Një shtyllë thelbësore e çdo demokracie, përfshirë edhe tonën, është që njerëzit të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve legjitime, edhe kur nuk janë dakord me to”.

Blinken tha se do të këshillojë pasardhësin e tij se “shërbimi parimor dhe i përkushtuar i departamentit përmirëson pa masë jetën e amerikanëve dhe njerëzve anembanë globit.  Unë në nuk i kam të gjitha përgjigjet, administrata e ardhshme do të vendosë politikat dhe prioritetet e saj”, tha ai.

Po ashtu, Blinken tha se departamenti i shtetit do të vazhdojë të bëjë punën e tij “për shumë çështje kritike me të cilat përballet kombi dhe bota” për pjesën tjetër të administratës së Biden.

 

Video