“Isha unë, familja nuk më jepte më para, nuk mund të jetoja më kështu”, kjo është ajo çfarë tha Alberto Scagni, 42-vjeçari që akuzohet se vrau motrën e tij 34-vjeçare Alice me të paktën 17 plagë me thikë në mbrëmjen e 1 majit në rrugën e Quinto, një zonë banimi në detin e Genova.
Të dielën në mbrëmje Alberto shkoi në shtëpinë e motrës së tij. Ai priti me orë të tëra në rrugë dhe kur ajo zbriti me qenin e saj të vogël, ai i bërtiti duke i kërkuar para. Fqinjët dhe i shoqi dolën gjithashtu jashtë kur dëgjuan britmat, megjithatë nuk bën dot asgjë për të ndaluar krimin.
Alice mbeti në tokë, ndërsa vëllai i saj, me thikën ende në dorë dhe rrobat e lyera me gjak, u largua drejt bregdetit ku e gjetën policët. Pikërisht me këtë rast ai do të thoshte se e bëri sepse familja e tij nuk i jepte më para.