
Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë të lartë zyrash në qendër të qytetit Changsha, kryeqyteti i provincës jugore të Kinës, Hunan. Pasditen e kësaj të enjteje (+6 orë përpara me orën e Kinës), kulla ka shpërthyer në flakë.
Dhjetëra kate të ndërtesës prej më shumë se 200 metra “u dogjën me intensitet të madh”, duke shpërndarë shtëllunga tymi në gjithë zonën.
Zjarri është shuar aktualisht dhe nuk ka viktima, sipas departamentit të zjarrfikësve në Hunan. 36 makina dhe 280 zjarrfikës janë angazhuar në vendngjarje. Deri tani mediat vendase në Kinë nuk raportojnë për viktima nga flakët.
WATCH: High-rise engulfed in flames in Changsha, China; no victims reported so far according to state media pic.twitter.com/8EJS8f6aVa
— BNO News (@BNONews) September 16, 2022