Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti ukrainas ëhstë përfshirë në një aksident automobilistik. Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta.
Njoftimin, Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.