VIDEO/ Skena e FRIKSHME: Brejtësi më i madh në botë SULMON gruan në liqen!

14 January 2025, 12:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Skena e FRIKSHME: Brejtësi më i madh në botë SULMON
Kolumbi/ Capybara

Një grua në Kolumbi është sulmuar nga brejtësi më i madh në botë i llojit “Capybara”, teksa notonte në një liqen.

Në pamjet e bëra publike nga mediat e huaja, shihet si brejtësi i kërcen në shpinë dhe fillon ta kafshojë, teksa gruaja ulëret me të madhe.

Skena e frikshme u filmua në Ciénaga të Kolumbisë Veriore, si më poshtë:

Të shumta kanë qenë komentet në rrjet, ku thuhet se pavarësisht se shpesh disa kafshë mund të na duken paqësore e të lezetshme, ato janë sërish të egra dhe duhet pasur shumë kujdes.

Capybarat zgjedhin pyjet dhe savanat për të jetuar, por gjithashtu pëlqejnë ujin.

Jetëgjatësia e tyre mesatare është nga 8 deri në 10 vjet, ndërsa peshojnë nga 34 në 66 kg.

Zakonisht nuk janë kafshë agresive, ato reagojnë vetëm në rastet kur provokohen ose kërcënohen.


Video