Video skandali seksual i zyrtares dhe këshilltarit të presidentit malazez, Pajković: Ja si reaguan dy fëmijët e mi! (Pamje +18)

30 January 2026, 12:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video skandali seksual i zyrtares dhe këshilltarit të presidentit
Mirjana Pajković/ Dejan Vukšić,

Detaje të reja nga skandali i madh politik që ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajkoviç, ish- drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Dejan Vukšiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković  ka folur për mediat nëse regjistrimet arritën te fëmijët, ajo tha se djali i madh nuk kishte vetëdijen për të kuptuar përmbajtjen, por që të dy vunë re se nëna e tyre nuk ishte mirë.

"Ata panë që nuk flija, që qaja, që nuk isha mirë. Djali i vogël ka mekanizmat e tij mbrojtës, ndërsa i madhi është tepër i ndjeshëm dhe nuk ndahet nga unë kur sheh se nuk jam mirë. Kjo më motivon edhe më shumë të zgjohem për shkak të tij", thotë Pajković për Atvbl.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg./Sandzakdanas.rs



Video