VIDEO: Rusët dalin në rrugë pas vdekjes së Navalnyt, arrestohen menjëherë

16 February 2024, 20:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Rusët dalin në rrugë pas vdekjes së Navalnyt,
Arrestime në protestën për vdekjen e Navalny në Shën Peterburg

Disa qytetarë rusë kanë dalë në sheshin qendror të Shën Peterburgut në Rusi, pas vdekjes së liderit opozitar Alexey Navalny.

Gra, burra dhe fëmijë u mblodhën për të vajtuar vdekjen e Navalny, i konsideruar si zëri më i fortë opozitar kundër regjimit të Putinit, por marshimi ka përfunduar më herët se çfarë ishte planifikuar pasi forcat speciale kanë nisur t’i arrestojnë.

Autoritetet ruse njoftuan se Navalny humbi jetën sot papritur në një koloni penale në Siberi, teksa po ecte, u ndje keq dhe u shemb përtokë. Më pas u tha se vdekja i kishte ardhur si pasojë e një mpiksjeje gjaku.

Video nga arrestimet:


Video