VIDEO/ Parlamenti në Maldive kthehet në ‘arenë boksi’!

30 January 2024, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Parlamenti në Maldive kthehet në ‘arenë
Mohamed Muizzu

Nuk ka ndodhur në vitet e fundit që nga salla e parlamentit në Maldive të vijnë pamje të tilla.

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët e opozitës u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga kjo përplasje e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.


Video