Autoritetet në Izrael thonë se kanë eliminuar të paktën tre militantë të lartë të Hamasit, gjatë një operacioni special brenda një spitali.
Forcat speciale izraelite raportohet se kanë hyrë brenda spitalit Ibn Sina në Jenin, në Bregun Perëndimor, dhe kanë arritur të eleminojnë Muhammad Jalamneh si dhe dy militantë të tjerë që ishin duke u kuruar brenda një dhome.
Për të hyrë pa u dalluar brenda spitalit, forcat izraelite janë maskuar si mjekë, infermierë dhe pacientë, ndërsa poshtë uniformave të rreme kanë patur armë me silenciator.
Ndërkohë, disa agjenci mediatike palestineze kanë pretenduar se nga aksioni në spital kishte mbetur i vrarë vetëm një adoleshent i pafajshëm.
Israeli special forces disguised as doctors, nurses, cripples & patients stormed the Ibn Sina Hospital in Jenin (the West Bank) last night and liquidated Muhammad Jalamneh, a top commander of Hamas in the West Bank
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 30, 2024
2 other Hamas terrorists were killed too pic.twitter.com/LIQkGeeW9V