VIDEO: Momenti i sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

4 March 2022, 07:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Momenti i sulmit rus në centralin bërthamor në
Pamje nga centrali bërthamor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga momenti kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë, duke rrezikuar një katastrofë të vërtetë.

Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit dhe zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore. Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)


Video