VIDEO/ Joe Biden “ngrin” sërish në skenë, ish-presidenti Obama e tërheq për krahu!

17 Qershor 2024, 10:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joe Biden/ Barack Obama

Një tjetër incident i sikletshëm ndodhi me presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka ngelur i “ngrirë” në skenë dhe u desh të tërhiqej nga Barack Obama gjatë të një eventi për fushatën e tij zgjedhore në Los Anxhelos, në mbrëmjen e së shtunës.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij, Barack Obama dhanë për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm, Jimmy Kimmel.

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena.

Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.


Video