
Reagimi i kryeministres italiane Giorgia Meloni pasi takon presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.
Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, fytyra e saj ka ndryshuar.
Meloni loves Macron. You can tell. pic.twitter.com/FD6fH83Uxz
— Rag?p Soylu (@ragipsoylu) June 14, 2024
Influencuesit e rrjeteve sociale e lexojnë pamjet e saj si një mimikë mos pëlqimi ndaj Macron.
Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.
Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.
“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.
Përfundimisht, Meloni mbizotëroi ndaj Macron dhe u mor vendimi për të ruajtur formulimet e samitit të mëparshëm të G7 mbi të drejtat e abortit.
Diplomatët kishin bërë presion për të përfshirë një referencë për "abortin e sigurt dhe të ligjshëm" në tekstin përfundimtar të samitit, por Italia pritëse, e cila aktualisht mban presidencën e G7, refuzoi.
Franca, e cila sanksionoi të drejtën e abortit në kushtetutën e saj në fillim të këtij viti, nuk është e vetmja që i merr seriozisht të drejtat e abortit. Presidenti Biden e ka vënë abortin në qendër të fushatës së tij zgjedhore.
Samiti i vendeve të G7-ës u mblodh për një ditë, më 13 Qershor. Presidenti ukrainas përdori orët e tij të fundit në Itali për të nxitur mbështetjen për vendin e tij, një ditë pasi G7 ra dakord për një kredi të re 50 miliardë dollarë për Kievin duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse.