VIDEO/ Ndodh në Ukrainë: Gazetari godet me grushte e shqelma politikanin pro-rus (përfshihet edhe Poroshenko)

19 February 2022, 16:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një debat që ka përfunduar në përleshje fizike ka ndodhur në një emision në Ukrainë, teksa flitej për tensionet me Rusinë.

Një gazetar ka goditur me grusht në fytyrë deputetin pro-rus në Ukrainë kur ishin duke folur për Vladimir Putin dhe situatën e tensionu ar në vend.

Përleshja shpërtheu midis ligjvënësit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë grumbulluar në kufi të Ukrainës.

Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë, në sherr më pas u përfshi dhe ish-kryeministrin Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidentin Petro Poroshenko.

 

 


Video