Rusia nis testimin e raketave balistike dhe hipersonike

19 February 2022, 15:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia nis testimin e raketave balistike dhe hipersonike
Vladimir Putin

Rusia ka nisur sot testimet e raketave të saj balistike dhe hipersonike me aftësi bërthamore. Testimet janë pjesë e stërvitjeve vjetore strategjike, të cilat janë parë nga disa vëzhgues si një mesazh për NATO-n.

 “Të gjitha raketat goditën objektivat e tyre, duke konfirmuar pritshmëritë e performancës”, thuhej në një deklaratë të Kremlinit, duke shtuar se stërvitjet përfshinin nëndetëse bërthamore dhe bombardues Tu-95.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘Ria Novosti’ publikoi të shtunën një fotografi që tregon Putinin duke parë stërvitjet nga një qendër komandimi së bashku me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

 

 


Video