
Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov i cili u arrestua nga policia bullgare në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”, është dërguar për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare.
Ai u nxor nga shtëpia e tij në Bankya dhe u largua me një makinë të zezë.
Të paktën dhjetë policë civilë hynë në shtëpinë e liderit të GERB Bojko Borisov në Bankya.
Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat tha: Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështje të Prokurorisë Evropiane në Bullgari.
Në shumë adresa po kryhen kontrolle dhe sekuestrime. Bojko Borisov, Vladislav Goranov (ish-ministri i Financave), Menda Stoyanova (ish-deputete) dhe Sevdalina Arnaudova (ish-shefja e zyrës së shtypit të qeverisë) janë aktualisht të ndaluar.”
