Kryenegociatori ukrainas: Brenda 10 ditësh mund të kemi një marrëveshje

17 March 2022, 20:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryenegociatori ukrainas: Brenda 10 ditësh mund të kemi një

Sinjale pozitive vijnë nga bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë për arritjen e paqes, të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive pasi palët janë larguar nga pozicionet e tyre fillestare.

Sipas kreut të delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak mund të jenë të nevojshme dhe pak ditë, 10 maksimumi për arritjen e një marrëveshje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta.

Këshilltari thotë se nënshkrimi i një marrëveshje paqeje do t’i japë fund fazës akute të konfliktit dhe do të lejojë ukrainasit të nderojë të gjithë ata që janë vrarë dhe të fillojnë rindërtimin e vendit.

Por për kryeministrin italian Mario Draghi, Presidenti rus Vladimir Putin në të vërtetë nuk e do paqen. Draghi tha se mund të duhet të tjera sanksione për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë“, tha Draghi.

Të mërkurën, për herë të parë, presidenti amerikan Joe Biden e etiketoi Putinin “kriminel lufte”.

Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se ka ende mundësi që të mbahet një takim mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin nëse kushtet për zgjidhjen e konfliktit janë të arritshme.

Deklarata e diplomatit turk erdhi pas një takimi me homologun Kuleba në Lviv, ku të dy ranë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve për një takim midis Putinit dhe Zelenskit.

“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Çavusoglu.

“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm ta organizojmë këtë gjë”, shtoi ai.

Kuleba i tha Çavusoglu se ai shpresonte se Turqia do të ishte midis vendeve që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve.

 


Video