
Neutraliteti i Ukrainës, Donbass dhe Krimea. Por cili është objektivi i vërtetë i luftës së Putin? E shpjegon për profesor Gastone Breccia, docent i Historisë Ushtarake në Universitetin e Pavias, i ftuar në La7.
“Të kuptosh se cili është objektivi i Putin në Ukrainë. Në fillim mendohej njohja e Krimesë dhe e Donbass si zona ndikimi rus dhe neutraliteti i Ukrainës, por këto janë objektiva që me shumë mundësi mund të arriheshin edhe pa një pushtim konvencional të Ukrainës. Por në këtë pikë, Putin ka objektiva më të gjerë: kontrolli i gjithë bregdetit të Detit të Zi dhe të Detit Azov. Në këtë mënyrë do të hiqte komplet Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare. Objektivi i Putin është të izolojë forcat ukrainase që janë pozicionuar në lindje të vendit, duke i rrethuar nga veriu dhe nga jugu, nga lumi Dnepr. Por avancimi, si nga veriu, ashtu edhe nga jugu, deri tani nuk ka arritur rezultate të mëdha”.
“Rezistenca ukrainase po rezulton më efikase sesa parashikohej. Ukrainasit po tregojnë vullnet në mbrojtjen e vendit të tyre që asnjë nga europianët e vitit 2022 nuk e priste. Nga viti 2014, ukrainasit po luftojnë një lloj lufte civile dhe po marrin armë dhe instruktorë nga Perëndimi. Ushtria e tyre është përmirësuar në krahasim me 2014. Por edhe rusët nuk kanë shprehur ende të gjithë fuqinë e tyre të zjarrit. Kur dëgjojmë se dhjetë civilë janë vrarë nga një goditje e artilerisë, kjo do të thotë që deri tani fuqia e zjarrit është përdorur vetëm për të terrorizuar civilët dhe për t’i bërë presion qeverisë ukrainase. Nëse rusët do të përdornin të gjithë fuqinë e tyre të zjarrit, do të dëgjonim të flitej për qindra goditje artilerie që do të përplaseshin çdo orë në qytetet ukrainase”.