Video: Barack Obama i thërret Joe Biden zëvendëspresident, ja reagimi i sallës

6 April 2022, 12:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Barack Obama i thërret Joe Biden zëvendëspresident, ja
Joe Biden dhe Barack Obama

Ish-presidenti amerikan Barack Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë të martën, për herë të parë pas 5 vjetësh dhe ndërsa filloi të fliste, iu referua Joe Biden si “zëvendës president”.

“Kjo ishte shaka”, tha më tej  Obama e më pas i dha një përqafim të ngrohtë Presidentit Biden.

“Kjo ishte e gjitha një shaka. Presidenti im, Joe Biden. Zëvendëspresidentja Harris”, tha Obama.

Obama ishte në një event lidhur me 12-vjetorin e nënshkrimit të një marrëveshje që lidhet me kujdesin shëndetësor (Obamacare), një nga reformat më të rëndësishme gjatë presidencës së drejtuar prej tij.

I shkëputur nga jeta politike, Obama tha se të mbajë sërish një kravatë, është një gjë e rrallë për të.

“Të kthehem, edhe nëse më duhet të mbaj një kravatë, gjë që e bëj shumë rrallë këto ditë, më jep mundësinë të vizitoj disa nga njerëzit e jashtëzakonshëm që i shërbejnë kësaj Shtëpie të Bardhë dhe që i shërbejnë këtij vendi çdo ditë”, u shpreh Obama.

Kur Biden filloi fjalimin e tij, ai tha: “Emri im është Joe Biden dhe unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës”. Ai i tha Obamës më seriozisht: “Mirë se erdhe përsëri në Shtëpinë e Bardhë”.


Video