Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet, kapet “mat” hidrauliku pervers

21 June 2022, 18:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet, kapet “mat”
Momenti kur zbulohet duke vënë kamera

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Britani ku një hidraulik pervers 44-vjeçar është zbuluar se vendoste kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave kliente të tij, për ti filmuar ato në momente intime. 

The Sun raporton se bëhet fjalë për Leslie Burton, i cili është arrestuar dhe po përballet me akuza që mund ta çojnë në dyert e burgut.

Ai kishte fshehur pajisjet në shtëpitë e klientëve teksa ofronte shërbimin si hidraulik për rregullimin e kaldajave të gazit. Ironikisht, babai i martuar i tre fëmijëve u kap në një shtëpi teksa kryente aktin kriminal.

Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij në një kabinet pranë shtratit. Aty ai madje gjen një  lodër seksi, ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai dhuron dhe skena të turpshme. Ai u kap nga një “kamerë dado”, e vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur një sy tek fëmijët e tyre të vegjël pas gjumit.

Policia ka gjetur një larmishmëri videosh shqetësuese në kompjuterin e Burton. Ai dha dorëheqjen nga firma e tij hidraulike dhe pranoi vjedhjen e posedimin e pornografisë ekstreme në gjykatën e magjistraturës së Sheffield javën e kaluar.

Çështja e tij u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe ata vendosën që dënimi maksimal prej 12 muajsh që mund të vendosnin nuk ishte i mjaftueshëm për ngjarjen në fjalë.

Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet, kapet “mat”


Video