Bllokoi tranzitin e mallrave, Rusia kërcënon anëtaren e NATO-s

20 June 2022, 18:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokoi tranzitin e mallrave, Rusia kërcënon anëtaren e NATO-s

Rusia paralajmëroi Lituaninë, vend anëtare e NATO-s se nëse tranziti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Me marrëdhëniet lindje-perëndim në nivelin më të ulët prej gjysmë shekulli gjatë pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Vilnius ndaloi tranzitin e mallrave të sanksionuara nga Bashkimi Europian përmes territorit lituanez drejt dhe nga enklava, duke përmendur rregullat e sanksioneve të BE-së.

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri të dërguarin e lartë të Lituanisë në Moskë për të mbajtur një protestë ndërsa Kremlini tha se situata ishte më shumë se serioze.

"Situata është më se serioze," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Është shkelje e gjithçkaje."

Ministria e Jashtme e Rusisë i kërkoi Vilniusit të kthejë menjëherë atë që e quajti një veprim "haptaz armiqësor".

“Nëse tranziti i ngarkesave ndërmjet rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse nëpërmjet Lituanisë nuk rikthehet plotësisht në të ardhmen e afërt, atëherë Rusia rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e saj kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Kaliningradi, dikur porti i Koenigsberg, kryeqyteti i Prusisë Lindore u mor nga Ushtria e Kuqe në prill 1945 dhe iu dorëzua Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është vendosur mes anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.


Video