Mediat greke kanë zbuluar sot detaje dhe pamje nga atentati me kallashnikov që i mori jetën biznesmenit vendas në fushën e hidrokarbureve, George Mitsos. Duke iu referuar policisë ato bëjnë me dije se sulmi i agresorëve ndaj Mitsos zgjati dhjetë sekonda, ndërsa qëndrimi i tyre total në karburantin në pronësi të tij vetëm 45 sekonda.
Televizioni ANT1 solli në dritë një video (KLIKO KETU) nga momenti kur George Mitsos ra i vdekur në karburantin e tij në Gerakas . Pamjet janë regjistruar nga një kamera sigurie dhe tregojnë se 38-vjeçari ka parkuar BMW-në e tij të blinduar nënë çatinë e karburantit në Marathonos Avenue.
Më pas furgoni i bardhë ku gjendeshin vrasësit e tij ndalon pranë pompave sikur shoferi i tij dëshiron të furnizojë mjetin me benzinë dhe në atë moment dy ekzekutorët dalin nga dera e pasme e furgonit me kallashnikov në duar dhe lëvizin disa metra duke shënuar 38-vjeçarin.
Klikoni KËTU për të parë videon: