Minutat e parë të fjalimit të Donald Trump, pas daljes nga salla e gjyqit, tingëllojnë të njohura për këdo që e ka dëgjuar më parë fjalimin e tij në fushatën elektorale.
Ai thotë se është përsekutuar që nga nisja e fushatës së tij në 2016, pas dhënë asnjë provë.
Akuzat ndaj tij, rast i historik në SHBA, për një president apo ish-president, Trump i cilëson si “mashtrime”.
Gjatë fjalimit ai përmend edhe bastisjen e banesës së tij nga FBI-ja në 2022, për gjetjen e dokumentave të ndjeshme qeveritare.
“Vendi ynë po shkon në ferr. Është fyerje për vendin tonë pasi bota tashmë po qesh me ne”, shprehet Trump
A do ta ndihmojë apo pengojë aktakuza Trump
Data e ardhshme e gjykatës së Donald Trump nuk është deri në dhjetor, që do të thotë se ai do të paraqitet si i pandehur penal vetëm disa javë përpara zgjedhjeve paraprake republikane, të cilat përcaktojnë se kush do të bëhet kandidati presidencial.
A do të jetë kjo një problem për fushatën e tij, apo mund ta kthejë këtë prokurori në avantazhin e tij elektoral?
Në ditët që kur u njoftua se ai do të përballej me akuza penale, vlerësimet e tij në sondazhe janë rritur dhe fushata e tij pretendon se ka mbledhur mbi 10 milionë dollarë.
Kështu që strategjia e tij për të pretenduar se është viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuara politikisht duket se po funksionon, deri më tani.
Por Donald Trump po përballet me më shumë hetime ligjore. Ai ende mund të akuzohet në shtetin e Gjeorgjisë për përpjekje për të ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Dhe në Uashington DC, një këshilltar i posaçëm po shikon rolin e tij në trazirat e 6 janarit në kryeqytetin amerikan dhe qindra dokumente të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida.
Edhe për një politikan me aq guxim sa Donald Trump, beteja e zgjedhjeve presidenciale në të njëjtën kohë me një ose më shumë çështje gjyqësore penale do të jetë më shumë se e komplikuar.