Trump përballet me 30 akuza në gjykatë, Shtëpia e Bardhë “kyç gojën”

4 April 2023, 20:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump përballet me 30 akuza në gjykatë, Shtëpia e
Karine Jean-Pierre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me një rast të paprecedentë ku ish-presidenti Donald Trump po përballet me rreth 30 akuza, ndër të cilat dhënia e rryfshetit për të fshehur marrëdhëniet e tij jashtëmartesore.

Por, pavarësisht kësaj, në një deklaratë të përditshme, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur të heshtë në lidhje me akuzën dhe arrestimin e Trump në New York.

Konferenca e sotme e përditshme për shtyp filloi me çështje të tjera – kryesisht pranimi i Finlandës në NATO. Megjithatë, shpejt erdhi pyetja e parë në lidhje me aktakuzën e Trump.

“Ky është një rast në zhvillim dhe ne thjesht nuk do të komentojmë. Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë,” tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

 


Video