Valë raketash drejt Izraelit, Khamenei: Lufta filloi! Aliu u kthye me zulfiqarin e tij

18 June 2025, 00:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Valë raketash drejt Izraelit, Khamenei: Lufta filloi! Aliu u kthye me

Një seri raketash janë lëshuar nga Irani drejt disa qyteteve izraelite pak para mesnate.

Sipas informacioneve paraprake, të paktën 20 raketa janë lëshuar, pjesa më e madhe e të cilave janë interceptuar në ajër nga sistemi raketor mbrojtës i Izraelit.

Një shpërthim është dëgjuar në kamerat që transmetojnë drejtpërdrejt nga qytetet izraelite, Tel Aviv dhe Jeruzalem, por nuk ka ende konfirmim për goditje të drejtpërdrejta.

Sakaq, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

"Në emër të Haiderit, fillon beteja. Aliu kthehet në Hajbar me Zulfiqarin e tij. Allahu Akbar".

Ky mesazh dhe foto e postuar prej tij i referohen Betejës historike të Hajbarit, ku Ali ibn Ebi Talibi, një figurë qendrore në Islamin Shiit, pushtoi një fortesë hebraike duke përdorur shpatën e tij Zulfiqar, duke simbolizuar një moment kyç në zgjerimin e hershëm islamik që formësoi parimet e qeverisjes për subjektet jomyslimane.


Video