Erdogan: Netanyahu, kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit

17 June 2025, 21:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erdogan: Netanyahu, kërcënimi më i madh për sigurinë e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun 'kërcënimin më të madh për sigurinë e rajonit' gjatë një telefonate me Emirin e Katarit, sipas një postimi në mediat sociale nga Presidenca Turke.

Erdogani, i cili ka qenë thellësisht kritik ndaj Netanyahut që nga fillimi i luftës në Gaza, i tha gjithashtu udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran "nuk mund ta errësojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza".

Më herët Erdogan deklaroi se vendi i tij do të rriste ndjeshëm prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe te madhe, pasi sipas tij një vend i fuqishëm ekonomikisht, shoqërisht dhe me armatim e bën atë vend të paprekshëm.


Video