DASH: Kemi ngritur Task Forcën për Lindjen e Mesme, mos udhëtoni për asnjë arsye në Iran

17 June 2025, 20:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DASH: Kemi ngritur Task Forcën për Lindjen e Mesme, mos udhëtoni
Zëdhënëjsa e DASH, Tammy Bruce

Departamenti amerikan i Shetit ka njoftuar sot themelimin e Task Forcës për Lindjen e Mesme, që do të ketë si qëllim dhënien e informacionit dhe ndihmës për shtetasit amerikanë që ndodhen në rajonin e tensionuar gjatë kësaj periudhe.

Zëdhënëjsa e DASH, Tammy Bruce përsëriti mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump duke thënë se Irani nuk mund të ketë në asnjë mënyrë armë bërthamore.

Ajo më pas dha udhëzime për shtetasit amerikanë që kanë nevojë për ndihmë dhe u sugjeroi atyre të mos udhëtojnë në Izrael dhe Irak, si dhe të mos udhëtojnë për asnjë arsye në Iran.

“Tani teksa konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon, presidenti Trump ka qenë i qartë: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. Siguria e amerikanëve është prioritet, ndaj kemi themeluar Task Forcën e Lindjes së Mesme. Kemi lëshuar më shumë se 30 paralajmërime. Ju bëjmë thirrje të mos udhëtoni në Izrael apo Irak, dhe mos udhëtoni në asnjë mënyrë në Iran. Merrni të dhëna dhe asistencë nga Departamenti i Shtetit.

Është një dinamikë që evoluon shumë shpejt. Prioriteti ynë është siguria e çdo amerikani në shtëpi dhe në botë dhe ajo e mijëra amerikanëve që punojnë nën anonimitet në ambasada në mbarë botën. I falenderojmë të gjithë ata që punojnë për SHBA-në. Ju falenderojmë dhe e vlerësojmë punën tuaj”, u shpreh zëdhënësja e DASH, Bruce.


Video