U martuan tre ditë më parë brenda fabrikës së çelikut, vritet ushtari ukrainas

12 May 2022, 09:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U martuan tre ditë më parë brenda fabrikës së
Valeria dhe Andrew kurorëzuan dashurinë me martesë

Ata luftuan krah për krah në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, dy ushtarë ukrainas mes qindrave që refuzuan të dorëzoheshin.

Më 5 maj, Valeria dhe Andrew kurorëzuan dashurinë me martesë, raporton cnn.

Tri ditë më vonë u vra Andrew. 

Valeria njoftoi në Facebook vdekjen e tij.

 Mesazhi përfshinte edhe fotografi të të dyve duke u martuar në një bunker të veshur me uniformat e ushtrisë dhe fotografi të çiftit përpara se të fillonte rrethimi.

“Ti ishe burri im i ligjshëm për tri ditë.
Dhe përjetësisht ti je dashuria ime.
I dashuri im, burri im i kujdesshëm.
Ti ishe dhe je me i miri.
Gjithçka që më ka mbetur është mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur”, shkruan në mesazhin e ushtares.

Ajo i premtoi atij se do t’i mbijetonte rrethimit – dhe do të jetonte për ata të dy.

Nga ana tjetër, Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal.

 


Video