
Katër presidentë janë përballur me këtë vendim – nëse do të përdorin apo jo forcën ushtarake në Iran: Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.
Donald Trump është i vetmi president që përfundimisht vendosi për veprime ushtarake dhe kjo – pavarësisht se si shkojnë gjërat në ditët në vijim – do të jetë një pjesë thelbësore e trashëgimisë së tij politike.
Imazhet e bëra në Dhomën e Situatave gjatë sulmit ndaj Iranit, si ato të Barack Obamës kur ai shikoi bastisjen në kompleksin e Osama bin Laden në maj 2011 ose si ato të George W. Bush i cili në vitin 2003 dha urdhrin për të filluar luftën në Irak, do të mbeten në histori.
Ndryshe nga kur Trump urdhëroi bastisjen për të vrarë Qassem Soleimani, krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, mbrëmë ai mbante një kapelë Make America Great Again.
Mes fotografive ku shfaqet Presidenti Donald Trump dhe grupi i tiji këshilltarëve ra në sy ajo e Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine, i cili bën shenjën e brirëve teksa sheh mbi tryezë, ndërsa shihet edhe duke shpjeguar me gjeste sulmin të pranishmëve.
Shenja e brirëve përdoret gjerësisht sot në muzikën rrok, por e ka origjinën si simbol i mbrojtjes nga e keqja, kryesisht e përdorur në Itali, por edhe vende të tjera mesdhetare.