“Kalorësi i Babunjës”, statuja antike ilire mbërrin në Muzeun Historik të Vjenës (FOTO)

7 Maj 2025, 17:18Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kalorësi i Babunjës

Kalorësi i Babunjës, një vepër arti unike 2600 vjeçare e zbuluar në fshatin e Babunjës në Lushnje, ka mbërritur në Muzeun e Historisë dhe Natyrës në Vjenë.

Ky artefakt i çmuar arkeologjik i periudhës ilire do të qëndrojë i ekspozuar në një prej sallave të muzeut nga data 13 maj deri në 31 korrik.

Statuja e vogël paraqet një luftëtar mbi kalë, teksa në njërën anë mban shpatën dhe duart duket se i ka të pozicionuara për mbajtjen e një heshte. Ajo është prej bronzi dhe është gjetur aty ku besohen të jenë rrënojat e qytetit antik ilir të Arnisës.

Njoftimi i ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj:

KALORËSI I BABUNJËS ERDHI NË VJENË

- Një ngjarje historike

- Njä çertifikatë 2600 vjeçare

- Një aktivitet ideuar dhe organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Vjenë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë- më i famshmi në Europën Qendrore dhe atë Juglindore.

Nga data 13 Maj-31 Korrik 2025 në sallën e artë të muzeut

Video