Presidenti amerikan Donald Trump vendosi zyrtarisht këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë tani në një "konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar" me kartelet e drogës dhe i tha Kongresit se administrata po i etiketon ata si "luftëtarë të paligjshëm", sipas një memoje të siguruar nga The New York Times.
Muajin e kaluar, Trump urdhëroi sulme ushtarake amerikane ndaj tre anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Detin e Karaibeve. Të paktën dy prej tyre kishin origjinën nga Venezuela.
"Sulmi vrau 3 narkoterroristë meshkuj në bordin e anijes, e cila ishte në ujëra ndërkombëtare", shkroi presidenti Trump në Truth Social. "Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ndaloni shitjen e fentanilit, narkotikëve dhe drogave të paligjshme në Amerikë, dhe kryerjen e dhunës dhe terrorizmit kundër amerikanëve!!!" - shkroi Trump.
Sulmet shkaktuan një debat kombëtar nëse ato janë apo jo një shkelje flagrante e ligjit amerikan dhe atij ndërkombëtar.
Zyrtarët e lartë amerikanë thanë se kontrabanda e drogave vdekjeprurëse si fentanili dhe kokaina nuk do të trajtohet më si një çështje e zbatimit të ligjit, tani është një çështje ushtarake, veçanërisht pas përcaktimit të karteleve meksikane si organizata terroriste.