Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një ftesë nga Shtëpia e Bardhë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, iniciativës ndërkombëtare të propozuar nga administrata Trump për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve globale.
“Presidenti Putin ka marrë ftesën përmes kanaleve diplomatike për t’u bërë anëtar i këtij Bordi të Paqes”, deklaroi zëdhënësi kryesor Dmitry Peskov gjatë një konference për media.
Ai shtoi se aktualisht po shqyrtohen të gjitha detajet e propozuara dhe shpreson që të diskutohen të gjitha nuancat me amerikanët.
Sipas një drafti të statutit së bordit, iniciativa fillimisht do të fokusohet te rikonstruksioni i Gazës, pas më shumë se dy vjet bombardimesh të rënda izraelite, dhe më pas do të zgjerohet për të adresuar konflikte të tjera në nivel global si një organ i ri ndërkombëtar për paqen.
Bordi do të drejtohet përgjithmonë nga Donald Trump.
Ftesa janë dërguar në rreth 60 vende, por deri tani vetëm Hungaria, nën drejtimin e kryeministrit Viktor Orban, një aleat i ngushtë i Trump, ka konfirmuar pjesëmarrjen. Mes të ftuarve është edhe Shqipëria.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se për t’u bërë anëtarë të përhershëm vendet duhet të paguajnë 1 miliard dollarë gjatë vitit të parë të aderimit.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi në nëntor një mandat për një “Bord të Paqes”, por ai do të fokusohej vetëm te konflikti në Gaza. Rusia dhe Kina abstenuan votimin, duke argumentuar se rezoluta nuk nuk parashikonte një rol të qartë për OKB-në në ndërmjetësimin e konfliktit.