Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë shtrënguar duart këtë të premte në Anchorage të Alaskës.
Takimi i shumëpritur mes dy liderëve pritet të nisë pak çaste më pas, ndërsa siç u raportuar nga Shtëpia e Bardhë, nuk do të zhvillohet "kokë më kokë".
Pas takimit në tapetin e kuq, ata janë larguar me makinën presidenciale amerikane, me pseudonimin "Bisha".
.@POTUS greets Russian President Vladimir Putin at their historic Alaska Summit pic.twitter.com/lc3klJso84
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) August 15, 2025
Ky është takimi i parë mes dy liderave që prej atij në Osaka të Japonisë në vitin 2019.
Thelbi i takimit është arritja e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas mediave ruse, takimi mes dy palëve mund të zgjasë mbi 6 orë.