Provokim apo strategji? Sergei Lavrov shkon në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik (VIDEO)

15 August 2025, 11:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Provokim apo strategji? Sergei Lavrov shkon në Alaskë me bluzën e
Sergei Lavrov

Bashkimi Sovjetik rikthehet në skenë gjatë samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që do të zhvillohet sonte në Alaskë.

Në delegacionin që shoqëron presidentin rus ndodhet edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë për të.

Lavrov u shfaq në bazën ushtarake të Anchorage i veshur me një bluzë sportive mbi të cilën ishte shkruar me shkronja të mëdha “СССР”, inicialet e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm, të shkruara në cirilice.

Një simbolikë e qartë që i referohet periudhës së Luftës së Ftohtë, në një ngjarje që mund të përbëjë një moment kyç në negociatat për t’i dhënë fund luftës që përfshin Rusinë.

Në një deklaratë të shkurtër për median, Lavrov tha se pret që takimi të vazhdojë një dialog konstruktiv me delegacionin amerikan.

“Nuk po planifikojmë asgjë paraprakisht. Qëndrimi ynë është i qartë dhe do ta deklarojmë. Deri më tani është bërë shumë, veçanërisht gjatë vizitës së të dërguarit amerikan Steve Witkoff. Shpresoj që edhe këtë herë të vazhdojmë komunikimin e mirë dhe të dobishëm”, tha ministri i jashtëm rus.

Pjesa tjetër e delegacionit rus, përfshirë Dmitry Peskov, ka mbërritur në Alaska, ndërsa mbërritja e “lojtarit kryesor”, presidentit Vladimir Putin, është ende në pritje.

Takimi midis Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për të premten, më 15 gusht, në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage. Programi parashikon së pari një bisedë kokë më kokë, pastaj një takim me pjesëmarrjen e delegacioneve, dhe negociatat do të vazhdojnë gjatë mëngjesit të punës


Video